Synced from SmartRecruiters · Oct 28

Konsulent Shitjesh ne Gjuhen Greke

AUTO1 GroupTirana, TiranaPosted Oct 28, 2026
Account ExecutiveOn-siteMid
Apply nowSave & get alerts

Mirrored from AUTO1 Group's own SmartRecruiters careers system · refreshed hourly

633
Other open AUTO1 Group roles
Oct 28
Posted
SmartRecruiters
Applicant system
Job description

AUTO1.com është platforma kryesore online B2B në Evropë për blerjen dhe shitjen e automjeteve të përdorura. Përmes platformës sonë, partnerët tanë tregtarë në mbi 30 vende kanë akses në një inventar prej më shumë se 30,000 automjetesh të certifikuara, të disponueshme për blerje nëpërmjet ankandeve ose opsionit "Buy Now", duke garantuar një proces të sigurt, transparent dhe efikas.

AUTO1.com është pjesë e AUTO1 Group, platforma lider evropiane për tregtinë e automjeteve, e dedikuar transformimit të mënyrës se si blihen dhe shiten makinat në Evropë.

Çfarë ofrojmë:

  • Kontratë pune në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar.
  • Orar pune Full-Time, nga e hëna në të premte, 08:00–17:00 (fundjava pushim).
  • Bonus i garantuar gjatë 3 muajve të parë, pavarësisht performancës.
  • Skemë bonusi bazuar në performancë.
  • Trajnim i vazhdueshëm dhe mundësi reale për zhvillim profesional.
  • Ambient pune modern, dinamik dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për të ndërtuar karrierë brenda një kompanie ndërkombëtare në rritje.

AUTO1 Group është në kërkim të një Konsulenti/e për Shitje Telefonike, me njohuri shumë të mira të gjuhës Greke në të folur dhe në të shkruar, për t'iu bashkuar ekipit tonë komercial në Tiranë.

Në këtë rol, do të jesh përgjegjës/e për promovimin dhe shitjen e automjeteve përmes komunikimit telefonik, si dhe për zhvillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me partnerët tanë në tregun grek. Do të kontribuosh në identifikimin e mundësive të reja të biznesit, forcimin e bashkëpunimeve ekzistuese dhe arritjen e objektivave të shitjeve.

Nëse ke aftësi të mira komunikimi, je i/e orientuar drejt rezultateve dhe të motivon puna në një mjedis dinamik, ky pozicion mund të jetë mundësia e duhur për ty.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Promovimi dhe shitja e automjeteve përmes telefonit, duke prezantuar ofertat dhe mundësitë që ofron AUTO1 Group.
  • Komunikimi i rregullt me klientët dhe partnerët e biznesit në tregun grek, për të kuptuar nevojat e tyre dhe për t'u ofruar zgjidhje të përshtatshme.
  • Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me partnerët ekzistues.
  • Identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe kontributi në zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare.
  • Ndjekja e procesit të shitjes, nga kontakti fillestar deri në përfundimin e tij.
  • Ofrimi i një eksperience profesionale dhe cilësore për klientët gjatë gjithë procesit të shitjes.
  • Ndjekja e objektivave individuale dhe kontributi në arritjen e rezultateve të ekipit.
  • Bashkëpunimi me ekipet e brendshme për të siguruar një proces shitjeje sa më efikas.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës greke në të folur dhe në të shkruar.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje, shitje telefonike ose shërbim ndaj klientit përbën avantazh.
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe bindjeje.
  • Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme me klientët dhe partnerët.
  • Orientim drejt rezultateve dhe motivim për të punuar me objektiva të matshëm.
  • Aftësi të mira organizative, proaktivitet dhe përgjegjshmëri.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.
  • Interes për industrinë automobilistike përbën avantazh.

The place of work will be at the headquarters of AUTO1 Group, Kompleksi E88, Rruga Dritan Hoxha, Laprakë, Tirana and the shifts provide a total of 40 hours per week, from Monday to Friday.
If you think you are the right candidate please apply by uploading your CV.
Email: selezione.albania@auto1.com
Phone Number: +355 67 503 9121

View original posting on SmartRecruiters

Land this one early - before the req fills.

LandEarly tailors your resume and screening answers to each posting, submits while the role is still new, and tracks every application in one place.

Set up in minutes · Cancel anytime · No contract

Keep exploring

What this role pays, where else it is open, and how to write the application.

Konsulent Shitjesh ne Gjuhen Greke
AUTO1 Group · Tirana, Tirana
Apply